(VIDEO) Drejtori i NTP: Mungojnë 45 autobusë për orarin veror

(VIDEO) Drejtori i NTP: Mungojnë 45 autobusë për orarin veror

Drejtori i Ndërmarrjes së Transportit Publik, Dragi Kushovski konfirmon se aktualisht nuk ka numër të mjaftueshëm të autobusëve për të plotësuar orarin veror. Ai u bëri thirrje institucioneve që të përgatiten për rinovimin e parkut të autobusëve të NTP-së. Orari i udhëtimit ndryshon varësisht se sa autobusë ka në baza ditore ndërrmarja, thotë Kushovski, duke theksuar se ata përballen me mungesën e të paktën 45 autobusëve për të plotësuar orarin veror. Aktualisht, thotë ai, NTP ka rreth 190 autobusë dhe nevojiten 235 autobusë për të përfunduar orarin veror.

DRAGI KUSHOVSKI, DREJTORI I NTP-SË

Shpresoj që institucionet të gjejnë forcë për të ndihmuar NTP-në, sepse ne nuk mund ta mbulojmë orarin dimëror me këtë numër automjetesh që kemi. Ne jemi shumë larga për të mbuluar orarin dimëror. Ne jemi duke bërë disa optimizime brenda ndërmarrjes, nuk e di nëse do të kemi kohë të mjaftueshme për të filluar me optimizimet e orarit dhe nuk e di nëse do të kemi kohë të mjaftueshme për t’i bërë ato deri më 1 shtator, sepse çdo optimizim i orarit duhet të kalojnë përmes Këshillit të Qytetit të Shkupit”.

Drejtori pohon se të gjithë autobusët që qarkullojnë janë teknikisht të rregullt, i nënshtrohen kontrollit teknik çdo gjashtë muaj si dhe kontrollohen rregullisht në bazat e NTP-së, por siç tha ai, parku është mbi 13 vjet dhe çdo mosfunksionim mund të ndodhë.

DRAGI KUSHOVSKI, DREJTORI I NTP-SË

Ne jemi të gjithë pjesëmarrës në trafik dhe e dimë që me automjete 13 vjeç e lart mund të na ndodhë çdo lloj dështimi, me drejtuesit që ndryshojnë çdo ditë dhe ngasin shumë kilometra në ditë, dhe kjo është arsyeja pse unë them se autobusët që për momentin kanë defekte vendimtare, si frenat, sipas informacioneve të mia që marr nga shërbimet, nuk futen në trafik. Gjëra të tilla mund të ndodhin me një dritë ose një gërvishtje që ka ndodhur gjatë vozitjes”.

I pyetur se pse afishet në stacionet e autobusëve nuk tregojnë orarin e duhur, Kushovski thotë se sipas akteve të brendshme, NTP nuk mund ta ndryshojë orarin.

Anida Murati /SHENJA/

 

MARKETING