Elita e futbollit vendor, nesër luhen ndeshjet e xhirosë së dytë

Elita e futbollit vendor, nesër luhen ndeshjet e xhirosë së dytë

E diela do të sjell ndeshjet e xhiros së dytë në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut. Kampionët në fuqi, Struga Trim Lum pret në shtëpi debutuesit e Besës së Dobërdollit në një përballje ku vendasit duken më të favorizuar për të fituar. Shkëndija e cila e ka nisur me fitore këtë sezon gostit Rabotniçkin, ndërsa Gostivari do të takohet me Shkupin. Në ndeshjet tjera Tikveshi luan me Voska Sportin, Sileksi do t’i mat forcat me Brera Strumicë, teksa Vardari përballet me Pelisterin. Përveç takimi Vardari – Pelisteri i cili do të luhet nga ora 20:00 të dielën, takimet tjera nisin nga ora 17:00.

MARKETING