(VIDEO) Mexhiti: Kemi plan për të larguar lojërat e fatit

(VIDEO) Mexhiti: Kemi plan për të larguar lojërat e fatit

VLEN përmbush premtimet e dhëna “bixhozi larg shtëpive”, deklaroi zëvendës kryeministri Izet Mexhiti. Ai theksoi se të gjitha kompanitë që në kohën e Artan Grubit dhe Përparim Bajramit për lojërat e fatit në internet nuk kanë licenca, menjëherë dhe pa vonesë do të largohen dhe se koalicioni VLEN ka një plan kundrejt kësaj çështje. Ashtu siç shpalosi ai, hapi i parë i këtij plani është largimi i lojërave të fatit nga shtëpitë.

IZET MEXHITI, ZV/KRYEMINISTËR

Për këtë arsye, paraqitëm kërkesë për interpretim autentik të nenit 7 të ligjit për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese me qëllim që të marrim një interpretim të saktë nëse vendimi i qeverisë së mëparshme dhe drejtuesve të llotarisë shtetërore për lojërat e fatit në internet ka bazë ligjore. Interpretimi autentik është miratuar nga shumica e deputetëve dhe parashikon që lojërat e fatit në internet mund të organizohen vetëm mbi bazën e një licence të vlefshme”.

Pika e dytë e planit për largimin e lojërave të fatit është iniciimi i procedurave të përshtatshme gjyqësore për të vërtetuar abuzimin në pozitën dhe autoritetin zyrtar nga gjithë ata që kanë marrë vendime të paligjshme lidhur me organizimin e llojeve të ndryshme të lojërave të fatit.

Mexhiti njoftoi se brenda një afati të arsyeshëm qeveria do t’i propozojë kuvendit një ligj të ri për lojërat e fatit, ligj ky i cili do të përmbajë një sërë dispozitash ku siç tha ai, janë të sigurt se numri i objekteve egzistuese për lojërat e fatit do të zvogëlohet të paktën përgjysmë. Ai theksoi se brenda koalicionit qeverisës egziston vullnet politik që ky plan të realizohet plotësisht.

Anida Murati /SHENJA/

 

MARKETING