(VIDEO) Mexhiti: Përvjetori i Marrëveshjes së Ohrit sjell të gjitha bashkësitë etnike në një vend
Zv/kryeministri i parë dhe njëri ndër udhëheqësit e VLEN-it, Izet Mexhiti, me rastin e 23 vjetorit të Marveshjes Kornizë të Ohrit sot ka organizuar pritje solemne në Muzeun e Arteve Bashkëkohore në Shkup. Mexhiti tha se ky përvejtor sjellë bashkimin e të gjitha bashkësive etnike me një vend. Kjo marrëveshje sipas Mexhitit, ka hedhur themelet për intergrimin e popullit shqiptarë në intitucionet e shtetit dhe numëroi disa përfitime nga Marveshja Kornizë e Ohrit.
IZET MEXHITI,ZV/KRYEMINISTËR
“Vlersonë rolin e shqiptarëve në formimin e Maqedonisë së Veriut, krijojonë mekanizma funskional për përdorimin e gjuhës shqipe në nivel qendrorë dhe lokal, për mënyrën e përdormit të simboleve identitare për shqiptarët, përcaktoi drejtimin e decentralizimit, komunave si simbol i ndërtimin për besim të ndërsjelltë. Marveshja e Ohrit në vetvete ka një qëllim shumë fisnik, ajo hapi rrugën për një proces gjithëpërfshirës mbi integrimin të shqiptarëve”
Zv/kryeministri gjithashtu tha se Marrëveshja Kornize e Ohrit ka krijuar mundësi të barabarta për arsim, përfshirë arsimin e lartë, krijimin e vendeve të punës, ngritjen e institucioneve kulturore dhe artistike. Ai tha se qeveria e re do të punojnë shumë për të rikthyer, siç tha, shtetin në rrugën e duhur, pasi këtë Mexhiti shtoi se shumica e qytetarëve më 8 maj kanë vendosur për ndryshim.
Në këtë ceremoni morën pjesë zyrtarë shtetëror, ambasador, diplomat dhe fytyra publike.
Samir Mustafa /SHENJA/