(VIDEO) Panel diskutimi për arritjet dhe mangësitë e “Marrëveshjes Kornizë”

(VIDEO) Panel diskutimi për arritjet dhe mangësitë e “Marrëveshjes Kornizë”

Në zinxhirin e aktiviteteve të organizuara për shënimin e 23 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, u mbajtë edhe një panel diskutimi rreth arritjeve, stagnimeve, mangësive, sfidave të vendit gjatë këtyre viteve. Theks të veçantë u vendos tek decentralizimi, me çka pothuajse nga të gjithë u konstatua se vazhdon të jetë një sfida, e cila padyshim që duhet të vazhdoj në etapa të tjera. Karakteristikë e decentralizimit në Maqedoninë e Veriut sipas profesorit universitar Rizvan Sulejmani është se është një nivelësh, mirëpo ka asimetri shumë të theksuara.

Rizvan Sulejmani, profesor universitar

Në Maqedoni ka komuna me 3000 banorë, por kemi edhe komunë me 100 000 banorë. Kemi komuna ku dendesia është 8 banorë në 1 km katror, kemi komuna ku dendësia e popullatës është mbi 17 000 banor në 1 km katror siç është Çairi. Gjithë kjo është sfidë në vetëvete si këto disparitete në madhësi, dendësi, nivel të zhvillimit të mund të gjenerojnë zhvillim dhe mbi gjitha të japin shërbime adekuate për të cilat i detyron ligji”.

Sfidues dhe i papranueshëm decentralizimi sipas profesorit Afrim Osmanit, mbetet për popullatën shumicë, pasi në nivel lokal ata shëndërrohen në pakicë.

Afrim Osmani, profesor universitar

Ky sistem i decentralizimit ishte dhe është për fat të keq ende sfidues për popullatën shumicë në vend, pra për popullatën maqedonase. I pa pranueshëm mbetet, ngase sipas këtij sistemi, popullata shumicë në nivel qëndror bëhet pakicë në nivel lokal dhe atë në disa komuna, ashtu siç është rasti me komunën e Tetovës, Gostivarit”.

Për qëllimet e decentralizimit fiskal përparësitë dhe mangësitë që i sjellë, foli profesori Bunjamin Bela.

Bunjamin Bela, profesor universitar

Dobitë kryesore të decentralizimit shifen si furnizimi më efikas i të mirave publike ose arritja e atyre qëllimeve, transparenca, stabiliteti politik, disciplina fiskale, përfshirja e qytetarëve në vendimmarrje, avantazhet që i ka niveli lokal në apsketin e informimit për nevojat reale të qytetarëve, efektiviteti administrativ, ndërsa mangësi shihet posaqërisht në investimet kapitale”.

Profesori universitar Nano Ruzhin rekomnadoi që shtetit të kultivoj mutikulturalizmin sepse deri tani nuk është aq prezent në vendin tonë e që është baza e decentralizimit.

Nano Ruzhin, profsor universitar

Tek ne, fenomeni i multikulturalizmit, nuk është i zhvilluar dhe nuk është aq prezent, ky ishte një tentim i vogël, të shohim se çfarë do të ndodh 10-20 vitet e ardhëshme.Vlerësoj se si shtet pavarsisht të gjitha dallimeve etnike, partiake, politike, sociale ose llojeve të tjera, duhet ta kultivojmë pluralizmin, sepse është një bazë e decentralizimit të mëtejshëm”.

Sipas profesorëve universitarë, decentralizimi është mekanizmi më i mirë i rritjes së kapaciteteve demokratike, por edhe matës i kapaciteteve demokratike.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING