(VIDEO) Pushteti dhe opozita akuzojnë njëra-tjetrën për krim dhe korrupsion

(VIDEO) Pushteti dhe opozita akuzojnë njëra-tjetrën për krim dhe korrupsion

Vazhdojnë akuzat në mes pushtetit dhe opozitës për krim dhe korrupsion. Nga LSDM sot thanë se VMRO-DPMNE po hesht për krimet që i ka bërë. ”Dy javë heshtje totale nga Bozhinovska dhe Mickoski për borxhin prej 1 milion euro ndaj kompanisë shtetërore MEPSO-s të kompanisë “ENG Service Trade DOO Shkup” themeluese dhe një nga menaxheret e së cilës ishte pikërisht Sanja Bozhinovska, thuhet në komunikatën e LSDM-së.

LSDM

Ku janë 1 milion euro, para de facto të qytetarëve? Pse fshihen informacionet për këtë borxh të madh dhe pse Mickoski e emëroi pikërisht Bozhinovskën dhe madje krijoi një ministri të re? Kjo ministri e re, me të cilën Bozhinovska tani menaxhon, është vënë në dukje si burim i mundshëm i korrupsionit nga një institut që ka vite që monitoron këto fusha”.

Nga LSDM thonë se sipas informacioneve të tyre, kompania e Bozhinovskës asnjëherë nuk i ka kthyer paratë, ndërsa sipas pyetësorit, Bozhinovska posedon pasuri të paluajtshme në vlerë prej gati 1 milion eurosh, aq sa i ka borxh shtetit.

Duke iu referuar këtyre akuzave nga LSDM, i menjëhershëm ishte reagimi I VMRO-DPMNE-së. Ata thanë se LSDM dhe BDI duhet të tregojnë se kush nga udhëheqësia e tyre ka marrë nga 14 milionë eurot, nga borxhi që ia shlyen djalit të Musa Xhaferit dhe disa kompanive të tjera.

VMRO-DPMNE

14 milionë euro borxh i ka shlyer menaxhmenti i mëparshëm i MEPSO-s. Janë shlyer 14 milionë euro borxh sepse borxhli është djali i Musa Xhaferit dhe kompanive të tjera të afërta të LSDM-së dhe BDI-së. Shteti nuk ia ka fshirë askujt 14 milionë euro borxh, përveç kompanive të afërta të LSDM-së dhe BDI-së që kanë importuar energji elektrike”.

Herën tjetër kur LSDM do të flasë për borxhin e kompanisë ku ka qenë partner ministrja Sanja Bozhinovska, i cili nuk është shlyer, si borxhi i djalit të Musa Xhaferit dhe të tjerëve të afërt me të, le ta pyesin Filipçen se si vëllai i tij e ka blerë një impiant fotovoltaik dhe me kë e ndërtoi. Le ta pyesin edhe Kovaçevskin se si i ka dhënë tokë gruas për të ndërtuar fotovoltaikë me vendim të qeverisë, le ta shohin edhe Ahmetin” thuhet në komuinikatën e VMRO-DPMNE-së.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

 

MARKETING