Barcelona merr ofertë nga klubi anglez për Vitor Roquen

Barcelona merr ofertë nga klubi anglez për Vitor Roquen

Vitor Roque do të largohet nga Barcelona gjatë afatit kalimtar veror, pasi ai nuk bën pjesë në planet e klubit katalunas.

Sulmuesi brazilian erdhi me shumë bujë në Spanjë nga Brazili në janar, megjithatë ai ka dështuar të lë gjurmë me fanellën e Barcelonës.

E ardhmja e tij duket se do të jetë në Ligën Premier, ku Barcelona tanimë ka një ofertë nga Bournemouthi.

Pasi shitën Julian Araujon te skuadra angleze, drejtuesit e Bournemouth tanimë kanë shfaqur interesim edhe për sulmuesin brazilian.

Mundo Deportivo ka raportuar se ‘Qershitë’ kanë kërkuar huazimin e lojtarit për një sezon dhe me mundësi blerje në fund të sezonit 2024/25.

Barcelona është e hapur për ta huazuar lojtarin në Angli, megjithatë pengesë është agjenti i Vitor Roque, Andre Cury i cili po kërkon largimin e menjëhershëm të sulmuesit nga Barcelona.

Gjithsesi palët po vazhdojnë negociatat dhe besohet se së shpejti do të gjendet një marrëveshje për huazimin e Roque në Angli, edhe pse katalunasit shpresonin se do të merrnin një ofertë të lartë nga klubet arabe për shitjen e përhershme të brazilianit.

MARKETING