Ukraina kontrollon 1000 kilometra katror të territorit rus

Ukraina kontrollon 1000 kilometra katror të territorit rus

Ukraina kontrollon rreth 1000 kilometra katrorë të rajonit Kursk të Rusisë. Kështu është shprehur shefi i ushtrisë së Kievit, Oleksandr Syrskyi, shkruan Sky News.

Kjo është hera e parë që rajoni i Kurskut emërtohet nga komandanti ukrainas.

Presidenti Volodymyr Zelensky publikoi një fragment video të raportit të Syrskyi në Telegram.

Forcat ukrainase u përplasën përmes kufirit rus të martën e kaluar dhe përfshinë disa pjesë perëndimore të rajonit Kursk të Rusisë, një sulm i befasishëm që ka nxjerrë në pah dobësinë e mbrojtjes kufitare ruse në zonë.

 

MARKETING