Dyshimet marrin fund, Lautaro rinovon zyrtarisht me Interin

Dyshimet marrin fund, Lautaro rinovon zyrtarisht me Interin

Më në fund vjen edhe zyrtarizimi, Lautaro Martinez rinovon kontratën me Inter dhe do të jetë pjesë e zikaltërve deri në verën e vitit 2029. Argjentinasi prej kohësh ishte në bisedime me klubin italian, por tashmë shuan çdo dyshim dhe kështu gëzon tifozerinë e cila mund të vazhdojë dhe të mbështetet te kapiteni që në sezonet e fundit është shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të organikës së trajnerit Simone Inzaghi.

Njoftimi zyrtar nga ana e Interit:

“FC Internazionale Milano njofton se ka arritur një marrëveshje për vazhdimin e kontratës së lojtarit Lautaro Martinez: sulmuesi i lindur në 1997 do të jetë me Nerazzurrët deri më 30 qershor 2029.

 

MARKETING