Danimarka “shkatërron” Gjermaninë 39:26 në finalen e hendbollit
Finalja e turneut olimpik për hendbollistë mes Gjermanisë e Danimarkës nuk ishte interesante. Danezët kanë dominuar plotësisht, nga fillimi e deri në fund, për të fituar të artën olimpike.
Të dielën pasdite, Danimarka fitoi 39:26 ndaj Gjermanisë. Që në pjesën e parë dallimi në rezultat ishte shumë i madh.
Danezët kanë fituar titullin olimpik për herë të dytë. Fillimisht kampionë ishin në Rio në vitin 2016, ndërsa në Tokio në vitin 2021 u mposhtën në finale.
Medaljen e bronztë te hendbollistët e ka fituar Spanja. Spanja për vend të tretë e mposhti Slloveninë.
Te hendbollistet, medaljen e artë e fitoi Norvegjia, që në finale mposhti Francën me rezultat 29:21. Medalja e bronztë te hendbollistet i takoi Danimarkës.