FC Shkupi një ditë para nisjes së sezonit, prezanton 8 prurje të reja

FC Shkupi një ditë para nisjes së sezonit, prezanton 8 prurje të reja

Një ditë para fillimit të sezonit të ri në elite, FC Shkupi ka prezantuar 8 prurje të reja në ekip. Skuadra nga Çairi nuk ishte aktive gjatë afatit kalimtar të verës, mirëpo në fund arritën që të sigurojnë nënshkrimet e 8 futbollistëve të cilët do të konkurojnë për një vend në formacionin startues.

Xhelil Asani, El Haxhi Guaje, Demir Imeri, Kanda Jumemi, Florijan Kadriu, Kristijan Bllazhevski, Emir Asani dhe Amar Meliqi janë futbollistët të cilët do të vihen menjëherë nën urdhrat e trajnerit Ernest Gjoka.

Ndeshjen e parë në elitë, Shkupi e luan nesër kundër Voska Sportit me fillim në orën 17:00. /SHENJA/

 

 

MARKETING