Nesër starton sezoni i ri 2024/25 në elitë

Nesër starton sezoni i ri 2024/25 në elitë

Liga e Parë e futbollit të Maqedonisë do të startoj këtë të dielë me sezonin e ri garues 2024/25.

Të gjitha ndeshjet e xhiros së parë të kësaj kampanje të re, janë programuar të luhen të dielën. Kampionët në fuqi, Struga Trim Lum sezonin e ri e nisin ndaj Tikveshit. Shkëndija e Tetovës, luan në transfertë me debutuesit e  Besës së Dobërdollit, teksa Shkupi do të pret në Çair, Voska Sportin. Në duelet tjera, Pelisteri përballet me Gostivarin, Rabotniçki takohet me Sileksin e Kratovës, përderisa Brera do të luaj ndaj Vardarit.

Të gjitha duelet do të zhvillohen të dielën, duke nisur nga ora 17:00.

MARKETING