Theret me thikë një person në Kumanovë, shkak një vauçer i kazinos

Theret me thikë një person në Kumanovë, shkak një vauçer i kazinos

SPB Kumanovë deri tek Prokuroria e Kumanovës ka ngritur kallëzim penal kundër 32 vjeçarit nga Kumanova, për shkak dyshimit se ka bërë veprën penale tentim për vrasje.
“Më 08.08.2024 në orën 03.30 në Kumanovë, zyrtar policor nga SPB Kumanovë e kanë privuar nga lirua sulmuesin. Ai dyshohet se rreth orës 03:00 në oborrin e shtëpisë së tij në Kumanovë, pas mosmarrëveshjes paraprake rreth vauçerëve në kazino ku të dytë kanë qenë të punësuar, me mjet të mprehtë i ka shkaktuar plagë koleges së tij 35 vjeçar. Ai është dërguar në spitalin e Kumanovës për t’i ofruar ndihmë mjekësore”, ka bërë të ditur MPB, përcjell SHENJA.

MARKETING