(VIDEO) Lëvizte me shpejtësi 272 kilometra në orë dhe policia nuk e ka dënuar, procedurë për 4 policë

(VIDEO) Lëvizte me shpejtësi 272 kilometra në orë dhe policia nuk e ka dënuar, procedurë për 4 policë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se fillon procedurë ndaj 4 policëve të Maqedonisë së Veriut, pasiqë të njëjtit në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nuk e kanë dënuar një shofer i cili po voziste një veturë Porsche me 272 kilometra në orë në autostradën Shkup- Veles. Pocedurë iniciohet kundër kryeshefave dhe nëpunësve policorë për mos sanksionimin e personit.

MPB

Departamenti për Kontrollë të Brendshme, I dorëzoi informatë Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kundër katër nëpunësve policorë të cilët nuk kanë marrë masa në pajtim me Ligjin për siguri në komunikacionin rrugor ndaj shoferit që ka lëvizur me shpejtësi 272 kilometra në orë, aty ku shenja ka qenë 120 kilometra në orë”.

Nga MPB theksojnë se për këto kundërvajtje është paraparë gjobë prej 400 euro në kundërvlerë në denarë dhe ndalim për drejtimin e automjetit prej gjashtë deri në 12 muaj, ndërsa kundërvajtësit i është dhënë vetëm vërejtje për kundërvajtje në komunikacion.

MPB sqaron se Shefi i Njësisë Lëvizëse për Sigurinë në Qarkullimin Rrugor ka kërkuar nga kreu i Departamentit të Policisë së Uniformuar – Njësia e Çështjeve Rrugore që të mos shënojë penalitet për kundërvajtje të kryer. Në këtë mënyrë ky I fundit ka ushtruar ndikim ndaj nënpunësve policorë që ata të shqiptojnë masën e vërejtjes.

Ndaj katër policëve është parashtruar edhe propozim për inicimin e procedurës për shkelje më të rëndë të rendit dhe disiplinës së punës.

Anida Murati /SHENJA/

MARKETING