(VIDEO) Tetë vjet nga vërshimet në Hasanbeg, banorët frikësohen se mos u përsëritet tragjedia

“6 gushti i vitit 2016 shënon ditën e kujtimeve më të hidhura për banorët e Hasanbegut. Rrugë, shtëpi, lokale të vërshuara nga uji, fëmijë dhe pleqë të tmerruar nga ajo po ndodhte, janë vetëm disa pjesëza të ditës së kobshme nga vërshimet që kapluan Hasanbegun dhe jo vetën”.
MARKETING
E momentet e vështira dhe frikën e përjetuar atë ditë, qytetërat e kanë ende të freskët. Por, frikën më të madhe e kanë, të mos përsëritet e njejta pasi ndërkohë asgjë nuk është ndërmarrë. Madje thonë se edhe rrugët nuk janë rregulluar.
Banor:
“Vërshimet si i kujtoj, i kujtoj me frikën sepo vijnë përsëri sepse nuk kemi ndërmarrë asgjë, nuk na kanë dhënë asnjë denarë… Kam pasë dëm, i kamë pasë gjithë makineritë sepse unë punoj vullkanizer, mu kanë prishur”.
Madje ai tregon se është detyruar vetë ta rregulloj një pjesëz të rrugës.
Banor:
“Shikoje rrugën, unë i kam dhënë dy herë nga 600 denarë dhe e kamë rregullu e shteti nuk vjen me rregullu, shiko i kam bërë edhe shenjën që mos ta godasin, sepse e ka prishur uji, kanalizimi”.
E një qytetar tjetër tregon se ai jeton në mërgim, por familjarët e tij në Hasanbeg kanë pasur shumë dëme nga vërshimet.
Banor:
“Unë nuk kam qenë këtu. Familjarët kanë pasur problem por unë nuk kam pasë, unë jetoj atje lartë. Rrugët disa janë ndërtuar e disa nuk janë ndërtuar”.
Gjashtë gushtin e tetë viteve më parë reshjet e rrëmbyeshme të shiut shkaktuan vërshime të mëdha në Hasanbeg, Stajkovc, Creshevë, Haraçinë, Smillkov dhe vende tjera përreth qarkores. Në këto vërshime jetën e humbën 22 persona. Në mesin e tyre ishte edhe foshnja Elife vetëm 16 muajshe, trupi i së cilës nuk u gjet kurrë. Nga vërshimet, mbetën të shkatërruara shumë shtëpi, biznese, rrugë, objekte, makina, serrat e mbjellura dhe dëme të tjera.
Emine Ismaili /SHENJA/