(VIDEO) Vazhdojnë reagimet rreth paralajmërimeve të Mickoskit për destabilizim nga BDI-ja

(VIDEO) Vazhdojnë reagimet rreth paralajmërimeve të Mickoskit për destabilizim nga BDI-ja

Pas deklaratave të kryeministrit Hristijan Mickoskit lidhur me destabilizimin e vendit në vjeshtë nga BDI, VMRO-DPMNE edhe sot kanë vazhduar me akuza lidhur me këtë temë. Ata thonë se BDI bashkë me LSDM-në bashkëveprojnë me qëllim të destabilizimit të vendit.

VMRO DPMNE

A po e përgadsin LSDM dhe BDI së bashku planin për destabilizimin e vendit nga vjeshta? Filipçe vrapoi me një status në Facebook për të nxjerrë mizën nga gropa, por kot, edhe fëmijët e vegjël e dinë se LSDM është vëllai i vogël i BDI-së. Të gjitha krimet e BDI-së nuk do të ishin të mundura pa LSDM-në”.

Deklaratat e Mickoskit lidhur me tentimin për destabilizim të vendit kanë nxitur reagime nga opozita. BDI nëpërmjet një komunikate me shkrim ka hedhur posht akuzat e Mickosit duke i quajtur spina dhe bllofa politike dhe thanë se BDI si parti shtetformuese është garantues i paqes dhe stabilitetit të së ardhmes europiane të vendit. “Sa i takon akuzave të pabaza për shkelje ligji, edhe njëherë ftojmë partitë politike për veting të të gjithë bartësve të funksioneve publike me asistencë ndërkombëtare. Vetëm kjo do t’i ndalojë bllofet, gjuetinë e shtrigave dhe keqpërdorimin e luftës kundër korrupsionit për qëllime politike”, thuhet në komunikatën e tyre.

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe i bëri thirrje kryeministrit Hristijan Mickoski, nëse posedon ndonjë informacion për destabilizim të mundshëm apo prishje të paqes në vend, që menjëherë t’i ndajë me institucionet kompetente. Filipçe thotë se Mickoski me këto deklarata po manupulon qytetarët dhe nxit tensione, ndaj kërkon prej tij që informacione të tilla t’i ndaj me institucionet përgjegjëse e jo të bëhët bashkëpunëtor.

Kryeministri Hristijan Mickoski të hënën tha se BDI në tentim për ta mbrojtur kapitalin e fituar këto 22 vite, popërgatitet që në vjeshtë ta destabilizojë vendin.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING