(VIDEO) Kosova arreston një person nga RMV, i gjetën makineri për prodhim të eurove falso

(VIDEO) Kosova arreston një person nga RMV, i gjetën makineri për prodhim të eurove falso

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se qindra mijëra monedha 2 euroshe, të “prodhuara” në bodrumin e një shtëpie në Shkup, kanë përfunduar në Kosovë. Gjatë një aksioni të përbashkët ndërmjet punonjësve të Policisë së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës janë gjetur makina për prodhimin e monedhave prej 2 eurove. Gjatë aksionit policia e ka arrestuar policin me 34 vjeç, me inicialet Sh.D në bazë të dyshimeve se ka kryer veprën penale “falsifikim të parave”. Bëhet fjalë për një banor të Reshençancit i cili është i punësuar në departamentin e policisë për luftimin e krimit të organizuar.

Për policin dyshohet se disa herë ka futur dhe lëshuar në qarkullim mijëra monedha të falsifikuara me vlerë nga dy euro, por njëkohësisht autoritete thonë se ai ishte vetëm pjesë e një rrjeti falsifikatorësh, e jo “truri” i operacionit.

Pjesë e hetimit njëmujor ishin oficerë të inteligjencës, hetues dhe prokurorë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, me ndihmën e Europolit, i cili ka qenë Zyra Qendrore për luftën kundër falsifikimit të euros për gati një dekadë.

Ndërkaq, Banka Qendrore e Kosovës ka tërhequr nga qarkullimi mbi 2.5 milionë monedha për shkak të falsifikimit.

Anida Murati /SHENJA/

 

MARKETING