BDI: VLEN po shfaq injorancë maksimale, kompani private ka bërë tenderimin për aparatet VLT, ato nuk janë mjete buxhetore

BDI: VLEN po shfaq injorancë maksimale, kompani private ka bërë tenderimin për aparatet VLT, ato nuk janë mjete buxhetore

BDI i është përgjigjur akuzave të koalicionit VLEN sa i përket prokurimit të aparateve për kazino.
Nga kjo parti thonë se këto para nuk janë mjete buxhetore dhe se tenderimi është bërë përmes një kompanie private.
“Vlen edhe njëherë shfaq injorancën maksimale, si pasojë e të qenurit vazal dhe jolegjitim me detyrë për të poshtëruar shqiptarët, sepse “akuzon” për tender të cilin e shpall një kompani private, me procedura dhe buxhet të tyre e jo me mjete buxhetore. Kjo mungesë alarmante e dijës dhe e kapaciteve drejtuese po i turpëron shqiptarët. Çdo përpjekje për ta defokusuar opinionin me kotësira dhe gënjeshtra të përditshme, nga fakti që jeni jolegjitim, vazal, puthadorë, shërbëtor dhe poshtërues të shqiptarëve, nuk ju kalon! Ftojmë për veting ndërkombëtar ndaj politikës, gjyqësorit, prokurorisë dhe biznesit në 32 vitet e fundit”, thuhet në reagimin e BDI-së.

MARKETING