Kurti arriti në Shkup, fillon takimin me Mickoskin

Kurti arriti në Shkup, fillon takimin me Mickoskin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka arritur në Shkup dhe ka filluar takimin me kryeministrin e vendit tonë Hristijan Mickoski.
Delegacioni kosovar është i përbërë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu.
Nga qeveria kanë njoftuar se fillimisht do të ketë takim tete-a-tete Kurti-Mickoski, më pas pritet takim i delegacioneve qeveritare.

Është njoftuar po ashtu për konferencë të përbashkët për shtyp mes Kurtit dhe Mickoskit.

MARKETING