(VIDEO) LSDM: Skandali në aeroport nuk duhet të anashkalohet, i kemi të gjitha informatat e incidentit

(VIDEO) LSDM: Skandali në aeroport nuk duhet të anashkalohet, i kemi të gjitha informatat e incidentit

Kanë vazhduar edhe sot reagimet në lidhje me incidentit që ndodhi më 1 gushtë në aeroportin e Shkupit, ku Presidentes së Kosovës ,Vjosa Osmani, sigurimi i aeroportit tentoi t’i marrë telefonin privat, gjë që shkaktoi përplasje mes tyre.

Nga opozitarja LSDM presin që Ministria e Punëve të Brendshme dhe kontrolli i brendshëm sa më shpejt të dalin me informacione të detajuara për opinionin se çfarë ka ndodhur saktësisht në aeroportin e Shkupit. Ata theksoijnë se skandali në aeroport nuk mundet të anashkalohet dhe se LSDM i ka të gjitha informacionet.

LSDM

LSDM ka informacione të plota se çfarë ka ndodhur saktësisht dhe nëse MPB-ja tenton të plotësojë faktet, gjithçka do të publikohet. Hetimi i këtij rasti nuk duhet të paraqesë asnjë problem për Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Prokurorinë sepse aeroporti është nën vëzhgim të plotë me video dhe pa problem mund të përcaktojnë të gjitha detajet”.

Ndërkaq, kanë reagur edhe Bashkimit Demokratik për Integrim, të cilët theksojnë se Presidenca e Kosovës i ka zbuluar të gjitha gënjeshtrat e siç thonë ata, vazalëve nga VLEN.

BASHKIMI DEMOKRATIK PËR INTEGRIM

Komunikata e djeshme e presidencës kosovare i zbuloi të gjitha gënjeshtrat infantile të vazalëve puthadorë dhe shërbëtorë nga VLEN për ta heshtur dhe minimizuar skandalin më të madh diplomatik në historinë e vendit. Të gjithë eksponentët e VLEN kishin nga një skenar arsyetues, ndryshe nga njëri tjetri, dhe që të gjithë u demantuan nga Presidenca e Kosovës, nga MPB dhe nga koncesioneri TAV”.

Sipas BDI-së, ky skandal, medoemos duhet zbardhur gjer në fund dhe përgjegjësi politike duhet të bartin menjëherë Astrit Iseni nga MPB dhe Afrim Gashi nga Kuvendi.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING