Arijan Ademi synon titullin e radhës me Dinamon e Zagrebit

Arijan Ademi synon titullin e radhës me Dinamon e Zagrebit

Dinamo e Zagrebit dhe Istra 1961 do të hapin sezonin e ri të elitës së futbollit kroat.

Ndeshja luhet nesër në orën 21.00.

Dinamo futet me misionin për të mbrojtur titullin e kampionit.

Trajneri i Dinamos, Sergej Jakiroviq dhe kapiteni Arijan Ademi, shprehen optimistë për ndeshjen e nesërme.

“Istria? Ata kanë luajtur kundër kundërshtarëve më të fortë me shumë përgatitje, besoj se do të bëjnë një rezistencë të mirë. 

Trajneri i tyre kultivon një stil të veçantë futbolli, janë të disiplinuar në fazën e mbrojtjes me dalje të shpejta”, tha mes të tjera Jakiroviq.

Arijan Ademi synon titullin e radhës me Dinamon, transmeton media kroate “24 sata”.

“Kemi pasur përgatitje të forta dhe cilësore. Mezi presim të fillojë kampionati”, thotë Ademi.

MARKETING