‘Paris 2024’, SHBA-të kryesojnë me 20 medalje në Lojërat Olimpike

‘Paris 2024’, SHBA-të kryesojnë me 20 medalje në Lojërat Olimpike

Në ditën e katërt të Lojrave Olimpike “Paris 2024” ekipi amerikan, i cili është edhe më i madhi në numër, renditet në vendin e parë sa i përket medaljeve të fituara.

Delegacioni amerikan numëron plot 20 medalje në total prej të cilave tre janë të arta, tetë të argjendta dhe 9 të bronzta.

Në vendin e dytë renditen të zotët e shtëpisë, të cilët kanë edhe delegacionin e dytë për nga numri me 16 medalje (5 ari, 8 argjendi, 3 bronzi).

Në të tretin ndodhet Japonia e cila ka më shumë medalje të arta. Delegacioni aziatik deri më tani ka grumbulluar 6 vende të para në pod, dy vende të dyta dhe katër të treta.

MARKETING