Struga Trim Lum në Armeni për të konfirmuar kualifikimin tutje

Struga Trim Lum në Armeni për të konfirmuar kualifikimin tutje

Struga Trim Lum pasditën e sotme do të përballet me Pjunikun në Armeni për ndeshjen e vlefshme të xhiros së dytë eliminatore në Ligën e Konferencës.

Ekipi i drejtuar nga Qatip Osmani ka epërsi nga ndeshja e parë e luajtur në Ohër, në të cilën triumfuan me rezultatin 2:1.

Struganëve ju duhet që të mbrojnë këtë epërsi për të konfirmuar dhe siguruar kualifikimin në raundin e tretë të Ligës së Konferencës.

Ndeshja ndërmjet Pjunikut dhe Strugës do të luhet në Jerevan të Armenisë, duke nisur nga ora 18:00.

MARKETING