Nuk ka pasur udhëtarë në autobusin e NQP-së Shkup, i cili u djeg në Butel

Nuk ka pasur udhëtarë në autobusin e NQP-së Shkup, i cili u djeg në Butel

Nuk ka pasur udhëtarë në autobusin e NQP-së Shkup, që u djeg sot në afërsi të komunës së vjetër të Butelit. Jozyrtarisht, zjarri në autobusin LAZ i prodhimit ukrainas është shkaktuar nga instalimi jo i rregullt, por kjo duhet të konfirmohet nga hetimi.

Njësia zjarrfikëse e qytetit të Shkupit ka intervenuar me një automjet dhe menjëherë ka shuar zjarrin në autobusin e djegur të NQP-së Shkup në udhëkryqin e bulevardit “Hristijan Todorovski Karposh” dhe rrugën “Ferid Bajram” afër komunës së vjetër të Butelit.

MARKETING