VMRO reagon për Akademinë e Shqiptarëve të propozuar nga VLEN: Shkenca nuk mund të politizohet dhe etnizohet

VMRO reagon për Akademinë e Shqiptarëve të propozuar nga VLEN: Shkenca nuk mund të politizohet dhe etnizohet

VMRO-ja ka reaguar për idenë e VLEN-it për formimin e Akademisë Shqiptarëve për Shkencë dhe Art në Maqedoninë e Veriut.
Ata thonë se, raporton SHENJA, Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Maqedonisë së Veriut (MANU) është i vetmi institucion që bashkon mendimin shkencor maqedonas dhe në përbërjen e saj ka shkencëtarë nga bashkësitë e ndryshme etnike. Shkenca nuk është diçka që duhet dhe mund të politizohet dhe etnizohet, thekson VMRO-ja.
“Na gëzon fakti që partitë shqiptare në Qeveri kërkojnë vend për shqiptarët në shkencë. Ne e mirëpresim dhe kjo tregon një ndryshim nga ajo që bënte BDI, të cilët kërkonin vende vetëm në tenderë dhe kështu u bënë, një parti e gjelbër”, thuhet në reagimin e VMRO-së.
VMRO thekson se të gjitha problemet dhe sfidat do t’i adresojnë në interes të shtetit të përbashkët dhe patriotizmit të përbashkët, jo në dëm të institucioneve të përbashkëta, por brenda tyre.

MARKETING