(VIDEO) Në 24 orët e fundit janë regjistruar gjithsej 16 vatra zjarri

(VIDEO) Në 24 orët e fundit janë regjistruar gjithsej 16 vatra zjarri

 

Qendra për Menaxhimin e Krizave ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar gjithsej 16 vatra zjarri ku 13 prej tyre janë shuar, dy janë ende aktive dhe një është nën kontroll. Dy zjarret për të cilët bëhet fjalë se janë aktive janë në afërsi të fshatit Tazhevë, Komuna e Makedonski Brodit, një degëzim në Belicë dhe një degëzim në zonën e mbrojtur “Jasen”.

Për këto zjarre është kryer operacion me një helikopter policie nga ajri, ndërsa nga toka me pjesëtarë të MPB-së nga Njësia e Shpërndarjes së Shpejtë dhe ekipe tjera. Një vatër zjarri është në malin Serta, Komuna e Shtipit, afër Krivollakut ku digjet bimësi e ulët.

Nga Qendra, thonë se edhe një zjarr në natyrë është nën kontroll dhe po punohet për futjen e tij në fazën e lokalizimit dhe më pas shuarjen e tij. Bëhet fjalë për zjarrin në Komunën e Demir Hisarit, Illnisa Planina në zonën ndërmjet fshatit Sloeshticë, fshatit Brejani dhe fshatit Plaçe. Për të pasur nën kontroll zjarrin kanë vepruar nga ajri, dy ajrotraktorë të ZSHS-së, një ekip prej 4 zjarrfikësve të TPPE-së dhe 14 anëtarë të PJP-së “Pyjet Kombëtare”, ku digjet bimësi e ulët.

Merxhane Iseni /SHENJA/

 

MARKETING