Ademi: Raporti i BE-së për sundimin e ligjit është një inkurajim i madh për Gjykatën Supreme

Ademi: Raporti i BE-së për sundimin e ligjit është një inkurajim i madh për Gjykatën Supreme

Raporti i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në pjesën për Gjykatën Supreme paraqet inkurajim dhe motivim i madh që të vazhdohet me angazhimet, të cilat Gjykata Supreme ka për përparimin e transparencës, pavarësisë, efikasitetit dhe zbatimit të standardeve evropiane, deklaroi kryetarja e Gjykatës Supreme, Besa Ademi.

Rekomandimet e Bashkimit Evropian, sipas saj, kanë një rëndësi kyçe për reformat e nevojshme.

“Veçanërisht duke pasur parasysh indikacionet e Misionit Vlerësues të Bashkimit Evropian, ndërsa me qëllim që të sigurohet pavarësi e plotë e gjyqësorit si bazë për sundimin e ligjit”, thotë Ademi.

Siç shtojnë në njoftimin nga Gjykata Supreme, në Raportin e Komisionit Evropian theksohet se Gjykata Supreme nën patronazhin e kryetares Ademi, ka ndërmarrë masa për përparimin e transparencës, veçanërisht përmes aktiviteteve të Këshillit për Gjyqësor të Hapur në kuadër të Gjykatës Supreme.

Në këtë drejtim theksohet rëndësia e Këshillit për Gjyqësor të Hapur, i cili nën udhëheqjen e kryetares së Gjykatës Supreme e zbaton planin e veprimit që parasheh përmirësimin e marrëdhënieve me opinionin mes të gjykatave dhe opinionit

Nga aspekti i përparimit të transparencës, në Raport potencohet se Gjykata Supreme, me propozim të kryetares Ademi, ka konfirmuar qëndrim parimor për publikimin e vendimeve të pavlefshme gjyqësore, të cilat gjykatat më të ulëta në shtet e respektojnë.

Në pjesën për pavarësinë e gjyqësorit, nga Gjykata Supreme shtojnë se në Raport theksohet se kryetarja e Gjykatës Supreme ka drejtuar kritika dhe reagime publike për ekzistimin e ndikimeve dhe presioneve të papërshtatshme në gjyqësor dhe në këtë drejtim vë në dukje polemikën e procedurës e cila është zhvilluar kundër kryetares së Gjykatës Supreme para Këshillit Gjyqësor.

Raporti thekson se edhe Gjykata Supreme ka vendosur një qëndrim parimor për zbatimin e drejtpërdrejtë të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, ndërsa në lidhje me të drejtën e ankesës në kontekstin e dispozitave të Ligjit për Këshillin Gjyqësor.

Në Raportin e Komisionit Evropian theksohet edhe reagimi publik i Gjykatës Supreme për mosrespektim të vazhdueshëm të kufirit ligjor për sigurimin e buxhetit për gjyqësorin që reflektohet në pavarësinë e gjyqësorit, si dhe natyrën problematike të ndryshimeve të Kodit Penal, për të cilin Gjykata Supreme, gjithashtu pati reagim publik.

MARKETING