(VIDEO) Daçiq në Tabanoc pyetet për Blerim Ramadanin: Është çështje e brendshme e Maqedonisë së Veriut

(VIDEO) Daçiq në Tabanoc pyetet për Blerim Ramadanin: Është çështje e brendshme e Maqedonisë së Veriut

Ministri serb i Punëve të Brendshme Ivica Daçiç tha se pret që autoritetet maqedonase ta ekstradojnë ish-pjesëtarin e UÇK-së, Blerim Ramadanin, por potencoi se kjo është çështje e brendshme e vendit.

IVICA DAÇIQ, MINISTËR I BRENDSHËM I SERBISË

Shumë personave që kanë marrë pjesë në ato krime gjatë luftërave iu është lëshuar fletarrest dhe janë arrestuar në bazë të atyre fletarresteve. Ne presim që të merret një vendim për ekstradim, por kjo është çështje e brendshme e Maqedonisë”.

Daçiq së bashku me ministrin e brendshëm të Maqedonisë së Veriut Pançe Toshkovski në vendkalimin kufitar Tabanovc sot promovuan fushatën “Vozit i pushuar”. Daçiq duke iu referuar kësaj fushate tha se është e rëndësishme që gjatë stinës së verës drejtuesit e automjeteve të kenë kujdes, të pushojnë për të shmangur aksidentet rrugore.

Ministri Toshkovski tha se synojnë të ngrisim vetëdijën e njerëzve për të parandaluar aksidentet tragjike që ndodhin gjatë verës.

PANQE TOSHKOVSKI, MINISTËR I PUNËVE TË BRENSHME I RMV-SË

Është e rëndësishme që të gjithë të fokusohemi në aksione të preventimit të këtyre ngjarjeve të padëshiruara të cilat zakonisht flasin për viktima, sidomos në stinën e verës. Të gjithë e dijmë që gjatë stinës së verës kemi më shumë lëvizje dhe frekuentim, kështu që ky aksion preventiv ishte i nevojshëm me qëllim që të parandalojmë aksidentet e tilla”.

Drejtuesit e aotumjeteve duhet të kujdesen për veten, të pushojnë, të konsumojnë ujë dhe lëngje për të mbrojtur veten dhe udhëtarët e tjerë, thanë sot autoritetet nga Këshilli Republikan për Siguri në Trafik.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING