(VIDEO) Sela: Të dëgjuarit e Mickoskit po lirojnë të dënuarit e 27 prillit!

(VIDEO) Sela: Të dëgjuarit e Mickoskit po lirojnë të dënuarit e 27 prillit!

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela, ka komentuar deklaratat e ministrit të Punëve të Brendshme, Pane Toshkovski, i cili ka paralajmëruar se do të nisin procedura kundër atyre që dikur ishin të paprekshëm. Para mbledhjes së kryesisë së partisë së tij të mbajtur në Gostivar, Sela ka deklaruar se në vend se të nisin përndjekjen e asaj që ata quajnë krim, le të japin llogari një herë përse kriminelët e 27 Prillit sot janë në shtëpi e jo duke vuajtur burgimin.

ZIADIN SELA, ALEANCA PËR SHQIPTARËT

Këta i lëshojnë kriminelët të cilët janë të dënuar për terrorizëm dhe dhunë ndaj nstitucioneve të shtetit…Dhe tani përpara se të merren me këto çështje unë ju lutem drejtoheni, s’po marr të drejtën të them aktorëve të tjerë politik, drejtojuani këto pyetje se si ndihet zotëri Taravari dhe zotëri Snopçe, kur njeriun që ato kanë ndesh me pushtet i liron kriminelët e 27 Prillit”.

Sela ka pyetur se si mund të jetë gjendja politike sot kur ushtarët e UÇK-së së Kosovës burgosën me urdhëra të Vuçiçit dhe të Serbisë në pikat kufitare. Sipas tij, kjo flet shumë në vetëvete secila është qasja.

ZIADIN SELA, ALEANCA PËR SHQIPTARËT

Ç’prisni dhe si mendoni që mund të jetë situata politike kur aktorët politik të cilët pretendojnë që kanë marrë botën nga populli sillen sipas dëshirave të patronit të tyre Mickoski i cili u tregon se kë kanë atdhe dhe kë kanë mëmëdhe, i cil u tregon se si duhen të sillen dhe çfarë duhet të deklarojnë”

Sela ka deklaruar se këtë situatë të tmerrshme për shqiptarët e kanë sjellë njerëz pakurrizorë, të cilët kanë uzurpuar vullnetin e votuesve shqiptarë.

Anida Murati /SHENJA/

 

 

MARKETING