(VIDEO) Taravari: Deri në fund të vitit do të zgjidhet çështja e të punësuarve pa vendime

(VIDEO) Taravari: Deri në fund të vitit do të zgjidhet çështja e të punësuarve pa vendime

Do të angazhohem që deri në fund të vitit, në kuadër të buxhetit aktual, të sigurojë vendime pune për personelin mjekësor me shkollë të mesme. Kështu njoftoi sot në konferencë për media, ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, i cili tha se ka personel mjekësor që punojnë për një kohë të gjatë pa vendime.

ARBEN TARAVARI, MINISTËR I SHËNDETËSISË

Angazhimi im i ardhshëm do të jetë që të shohim këta që një kohë të gjatë, posaçërisht personeli mjekësor me shkollë të mesme, që një kohë të gjatë punojnë dhe nuk kanë vendim për punë, të gjejmë edhe për ata zgjidhje, deri në fund të vitit edhe ata të jenë të punësuar të rregullt”.

I pari i Shëndetësisë gjithashtu tha se prioritet i tij është gjetja e një zgjidhjeje për specializantët privatë. Ai tha se këtë vit nga gjithsej 647 do të punësohen 300, por për këtë Taravari tha se duhet të vendosen kritere.

ARBEN TARAVARI, MINISTËR I SHËNDETËSISË

Jam shumë i lumtur që arritëm të gjejmë një zgjidhje që në muajin e parë. Sipas informacioneve të Ministrisë, ajo i ka kaluar Qeverisë, nga gjithsej 647 praktikantë, këtë vit do të punësohen 300. Tani duhet të vendosim kritere dhe më pas të pyesim se ku ka interes në shtëpitë shëndetësore publike dhe 300 të tjerë do të mbeten për vitin e ardhshëm”.

Këto deklarata, ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, i bëri gjatë një vizite në Klinikën e Fëmijëve, në të cilën u bë promovimi i një aparat i ri, i cili siç tha ai, është donocaion i ministrisë që drejton ai.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING