Ibraimi dhe super Spirovski, Struga mposht armenët

Ibraimi dhe super Spirovski, Struga mposht armenët

Struga fiton 2-1 përballë Pyunik Yerevan dhe hedh një hap drejt kalimit në raundin e tretë të Conference League.

Kampionët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, iu falën golave të Besart Ibraimit dhe Stefan Spirovski për të siguruar suksesin e rëndësishëm.

Goleadori Ibraimi zhbllokoi takimin me një penallti në minutën e tetë, ndërkohë që skuadra armene barazoi 15 minuta më vonë.

Tjetër penallti e akorduar, këtë radhë për ekipin mik, me brazilianin Lucas Villela që u tregua i saktë përballë boshnjakut Dujmovic.

Gjithsesi, Struga ia doli të shënonte sërish në minutën e 73’. Moment kur 33-vjeçari Spirovski realizoi golin e fitores falë një kryevepre me të djathtën.

Për t’u theksuar fakti se Pyunik mbeti me dhjetë lojtarë pas daljes së ukrainasit Sergiy Vakulenko me karton të kuq pas një ore lojë.

Sfida e kthimit për skuadrën e Qatip Osmanit do të luhet në tokën armene. Në datën 30 korrik, duke nisur prej orës 18:00.

MARKETING