(VIDEO) LSDM e VMRO trumbetojnë akuzat për keqpërdorime ndaj njëra-tjetrës

(VIDEO) LSDM e VMRO trumbetojnë akuzat për keqpërdorime ndaj njëra-tjetrës

Vazhdojnë akuzat pushtet-opozitë lidhur me pronën në vlerë prej 325.000 eurove të sekretarit të përgjithshëm të qeverisë Igor Janushev. Nga VMRO DPMNE pyesin se pse Janushev nuk është arrestuar gjatë qeverisjes së LSDM-së dhe BDI-së, nëse skema e pretenduar me pronën, siç pretendon LSDM-ja, daton nga viti 2010, kur ai ishte drejtor i ndërmarrjes së transportit.

VMRO DPMNE

Çka bënë LSDM dhe BDI për 7 vjet në pushtet? Në ato 7 vite janë burgosur njerëz politikisht për shkak të nënshkrimeve të rrejshme. Po të kishte ndonjë gjë të kundërligjshme, me siguri se për të njëjtën do të mbante përgjegjësi dhjetëfish Janushevi. E vërteta është se LSDM-ja mbrojti Ahmetin dhe BDI-në me gënjeshtra kundër Janushevit dhe Toshkovskit, menjëherë pas kallëzimit penal ndaj Drin Ahmetit nga MPB-ja, LSDM-ja ka shkuar në mbrojtje të nipit të Ahmetit pa u menduar”.

LSDM-ja lidhur me këtë thotë se prona është fituar që nga viti 2010 nga blerja e autobusëve kinezë.

LSDM

Sot e zbulojmë këtë aferë edhe një hap më tej dhe pyesim, prona e dhuruar dhe trualli në të cilin ndodhet objekti në të cilin ka pronë edhe Toshkovski, a i ka rrënjët që nga viti 2010, në kohën e VMRO-DPMNE-së? Është viti kur u bë furnizimi kriminal i autobusëve kinezë, për të cilin u dënua Janushev. Si lindi kjo parcelë, cila ishte procedura që Janushev dhe Toshkovski të kishin apartamente të mëdha në ndërtesë?”.

Dje LSDM-ja njoftoi se prona prej 325.000 euro, për të cilën sekretari i përgjithshëm i qeverisë Janushev thotë se është dhuratë, në fakt është pjesë përbërëse e një objekti në qendrën më strikte të Shkupit. Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska, tha dje se në objekt, përveç Janushevit, gjendet edhe pronë mbi 200 metra katrorë (banesë 146 metra katrorë dhe objekt afarist 46 metra katrorë) e ministrit aktual të brendshëm Pançe Toshkovskit. Sipas LSDM-së, pyetja kryesore është se si janë të lidhura dhurata e Janushevit prej 325 mijë eurosh dhe prona e Toshkovskit.

Dje komisioni kundër korrupsionit, pas një raporti të Drejtorisë për Inteligjencë Financiare, njoftoi se ka hapur rast për pasurinë e sekretarit të Përgjithshëm të Qeverisë, Igor Janushev. 

Medina Ajeti Ali /SHENJA

 

 

 

MARKETING