(VIDEO) Qeverisë i kërkohet riorganizimi i ndërmarrjeve të mbrojtjes civile

(VIDEO) Qeverisë i kërkohet riorganizimi i ndërmarrjeve të mbrojtjes civile

Komiteti Drejtues i Menaxhimit të Krizave do t’i rekomandojë Qeverisë që urgjentisht të riorganizojë tërë sistemin, për ta bërë të aftë që që të përballet me çdo krizë që do të mund të ndodhte në vend. Vendimin e ka bërë publik ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, i cili ka theksuar se pas zjarreve në vend, në 13 ditët e kaluara është bërë e qartë se një sistem i tillë nuk ekziston.

Pançe Toshkovski, ministri i Punëve të Brendshme

Fakt është se Qendra e Menaxhimit të Krizave dhe të gjitha institucionet e tjera funksionojnë në kuadër të kapaciteteve që i kemi trashëguar, por fakt është se kjo është e pamjaftueshme dhe jo me kohë në pajtim me nevojat. Ato janë burimet, njerëzit janë ata, mundësitë janë ato, por fakti është se ne kemi trashëguar një sistem të shkatërruar dhe duhet ta reformojmë thelbësisht”.

Gjendja e krizës me zjarret në ambiente të hapura, të cilat kanë kapluar pjesë e vendit, ishte tema në mbledhjen e Komitetit Drejtues për Koordinimin dhe Menaxhimin e Sistemit për Menaxhim me Kriza. Drejtori i Qendrës së Menaxhimit të Krizave, Stojançe Angelov theksoi se nuk kanë nevojë për ndihma nga jashtë për të përballuar sfidën e zjarreve.

Stojançe Angelov, drejtor i Qendrës së Menaxhimit të Krizave

Shtatë vatra zjarri janë aktive mëngjesin e sotëm, ndërsa të gjitha burimet janë angazhuar dhe për momentin nuk ka nevojë për ndihmë të huaj. Me zjarret aktuale po përballemi me sukses, ndërsa për sot parashikohen edhe reshje, të cilat nëse bien do ta stabilizojnë situatën, por po shuajmë në mënyrë aktive gjatë ditës, nuk presim të bjerë shi”.

Ndërkohë, ai informoi se deri më tani janë lënduar disa zjarrfikës gjatë detyrës.

Anida Murati /SHENJA/

 

MARKETING