Lirohen për 30 ditë pushim pesë të dënuarit për ngjarjet e “27 prillit”

Lirohen për 30 ditë pushim pesë të dënuarit për ngjarjet e “27 prillit”

Nga Burgu i Shtipit sot janë lëshuar në pushim prej 30 ditëve pesë të dënuarit për ngjarjet e 27 prillit të vitit 2017 në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, nga Burgu i Shtipit.

Nga atje konfirmojnë se nga sot me suspendim prej 30 ditësh dhe me nënshkrim të drejtorit të Administratës për Ekzekutim të Sanksioneve, janë liruar personat Jane Cento, Aleksandar Janevski-Toshka, Oliver Popovski, Mitko Çavkov dhe Mitko Peshev, ndërsa më 25 korrik do të lirohet edhe Dushko Llazarov gjithashtu me suspendim të dënimit prej 30 ditësh, gjithashtu me nënshkrimin e drejtorit të Administratës për Ekzekutimin e Sanksioneve.

U.D. drejtori i Administratës për Ekzekutim të Sanksioneve, Aleksandar Pandov, sot në një konferencë për media në pyetjen e një gazetari lidhur me të burgosurit nga Shtipi, në mesin e të cilëve ka edhe të dënuar për “27 Prillin”, të cilët kërkuan të lirohen për shkak të një Procedurën mjekësore, Pandov u përgjigj se një praktikë e tillë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

MARKETING