Kontrolle ndaj drejtuesve të motoçikletave në Tetovë, regjistrohen 52 shkelje

Kontrolle ndaj drejtuesve të motoçikletave në Tetovë, regjistrohen 52 shkelje

Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Tetovë njofton se në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme të ndërmarra për rend dhe siguri më të madhe në komunikacion, dje (21-korrik) në periudhën prej orës 17:00 deri në ora 22:00 është kryer aksion kontrollues për kundërvajtje të kryera nga drejtuesit e motoçikletave.
Nga SPB Tetovë njoftojnë se gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar 52 shkelje dhe atë 28 në rajonin e Tetovë dhe 24 në rajonin e Gostivarit, shumica e të cilave për mospërdorim të helmetës mbrojtëse.

“SPB-Tetovë apelon motoçiklistët që me kohë t’i rinovojnë polisat e sigurimit apo regjistrimet e tyre, të mos ngasin motoçikletën pa e dhënë provimin për shofer, sepse çdo aksident trafiku që ka ndodhur me pjesëmarrjen e motoçikletës, pasojat përfundimtare kanë qenë të rënda, dhe kështu ato do të kontribuojnë për sigurinë personale dhe sigurinë e përdoruesve të tjerë të rrugës”, thonë nga SPB Tetovë.

MARKETING