“Skandal me përmasa historik”/ Kongresmeni republikan pas tërheqjes së Biden: Ai është mendërisht i papërshtatshëm për të pasur kodet bërthamore

“Skandal me përmasa historik”/ Kongresmeni republikan pas tërheqjes së Biden: Ai është mendërisht i papërshtatshëm për të pasur kodet bërthamore

Kongresmeni republikan, Richard Hudson, e quajti vendimin e Presidentit Joe Biden për të hequr dorë nga fushata presidenciale një skandal me përmasa historike. Hudson vuri në dyshim aftësinë e Biden për të vazhduar pjesën e mbetur të mandatit të tij si President i SHBA.

“Presidenti ynë është i paaftë, demokratët e dinin, dhe ata gënjyen popullin amerikan për ta mbuluar atë. Votuesit as nuk do ta falin dhe as do ta harrojnë tradhtinë përfundimtare të besimit të tyre. Nëse presidenti është mendërisht i papërshtatshëm për fushatë, ai është mendërisht i papërshtatshëm për të pasur kodet bërthamore. Çdo demokrat i Dhomës së Përfaqësuesve duhet të përgjigjet tani: a është presidenti i përshtatshëm për të shërbyer pjesën tjetër të mandatit të tij?”, tha ai.

MARKETING