(VIDEO) Haxhiu ka ngritur dyshime për variantin zyrtar serb për v’rasjen e Faton Hajrizit
Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, tha sot se policia është duke hetuar qëllimet dhe motivet e vrasësit të policit Nikolla Kërsmanoviq.
Ai tha se nga Gjermania janë duke kërkuar përgjigje për Artan Hajrizin dhe se a ka qenë Faton Hajrizi në Gjermani.
“Ai është relativisht i ri për të marrë pjesë në aktivitete luftarake gjatë bombardimeve të NATO-s, por i përket një grupi që lavdëron Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Ne do të përcaktojmë se cilat ishin qëllimet dhe motivet e tij, presim përgjigje nga Gjermania për pyetjet nëse ai ishte vërtet në Gjermani apo jo – tha ai.
Daçiq tha se ka “shumë pyetje të hapura, siç është pyetja për EULEX-in pse nuk është lëshuar një fletarrest ndërkombëtar për Hajrizin nëse ai tashmë ishte arratisur nga burgu”.
Në anën tjetër, ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Albulena Haxhiu ka reaguar për herë të parë pas raportimit për vrasjen e Faton Hajrizit, ky i fundit i arratisur nga burgu me 6 korrik dhe i dënuar për disa vepra të rënda kriminale.
Haxhiu ka ngritur dyshime se a është vrarë “njëmend” Faton Hajrizi dhe nëse është vrarë, ku është vrarë; Serbi apo në territorin e Republikës Serbe në Bosnje e Hercegovinë. /SHENJA/