(VIDEO) Ideja për kantonizimin e shtetit, Mickoski dhe Taravari kritikojnë BDI-në

(VIDEO) Ideja për kantonizimin e shtetit, Mickoski dhe Taravari kritikojnë BDI-në

Partia opozitare BDI po analizon mundësinë për ndarjen e Maqedonisë në rajonë sipas modelit të Belgjikës dhe Irlandës së Veriut. Burimet e TV 21 kanë thënë se mbi këtë çështje po punojnë ekspertë ndërkombëtarë dhe autorët e Marrëveshjes së Ohrit.

I pyetur nëse është në dijeni për një gjë të tillë, kryeministri Hristijan Mickoski thotë se nuk dëshiron të komentoj politikat e brendshme të BDI-së, por tha se ata nuk mund t’i marrë seriozisht pa kërkuar falje për gjërat që kanë bërë.

Hristijan Mickoski, kryeministër

Politikat e udhëheqësisë së BDI-së nuk do t’i komentoj. Ato janë supozoj politikat e tyre të brendshme. Por ajo me të cilën ata po tentojnë të shfaqen në opinion janë politika të dezintegrimit, prishjes së karakterit unitar të shtetit. Kam menduar se kanë marrë mësim dhe se do të dalin të kërkojnë falje për gjithëçka kanë bërë, vetëm atëherë do të mund t’i marrim seriozisht gjithçka tjetër e shoh tentim për të mbrojtur krimin”.

Kurse për njërin prej liderëve të koalicionit VLEN, Arben Taravari, kjo ide e BDI-së është e vonuar. Ai thekson se BDI po dështon edhe në opozitë.

Arben Taravari, VLEN

Është interesante se si BDI-ja pas 22 vjetësh, për herë të parë kujtohet sot se si do të ishte një zgjidhje territoriale adekuate për Maqedoninë.

Nuk është 1 as 2 por 22 vjet vonesë…

BDI-ja po dështon edhe në Opozitë…”

BDI së fundmi njoftoi se po përgatisë zgjidhje ligjore për mbrojtjen e parimit fituesi me fituesin.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING