Janevska: Nga viti i ardhshëm kuotat e fakulteteve do të përcaktohen sipas analizës së tregut të punës

Janevska: Nga viti i ardhshëm kuotat e fakulteteve do të përcaktohen sipas analizës së tregut të punës

Nga viti i ardhshëm kuotat e institucioneve të arsimit të lartë do të përcaktohen në bazë të analizës së tregut të punës dhe të dhënave të Agjencisë për Punësim, thekson ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska në emisioni “Stadion” në Kanal 77, transmeton Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Sipas Janevska, vendi nuk ka nevojë për aq shumë juristë, për dallim nga mësuesit e matematikës, fizikës dhe kimisë.

– Këtë vit nuk kemi pasur kohë të ndërhyjmë në konkurs, sepse ai ishte përgatitur nga menaxhmenti i mëparshëm dhe për shkak të afatit të shkurtër, Qeveria e re duhej ta miratonte pa mundësi korrigjimesh. Por analiza ka filluar. Duhet të zvogëlohen disa kuota, për shembull, Maqedonia nuk ka nevojë për aq shumë juristë, ka nevojë për mësimdhënës të matematikës, fizikës, kimisë dhe ne do t’i stimulojmë të rinjtë me bursa që të zgjedhin profesione të pakta, tha Janevska.

 

MARKETING