Një tërmet 7.4 ballë godet Kilin

Një tërmet 7.4 ballë godet Kilin

Një tërmet me magnitudë 7.4 ballë ka goditur pjesën veriore të shtetit të Amerikës Jugore, Kili, transmeton Anadolu.

Qendra e Kërkimeve Gjeologjike të SHBA-së (USGS) njoftoi se epiqendra e tërmetit ishte në San Pedro de Atacama që ndodhet në rajonin Antofagasta.

Tërmeti 7.4 ballë është regjistruar rreth 117 kilometra në thellësi.

Pas tërmetit nuk u lëshua paralajmërim për cunami ndërsa nuk është raportuar as për viktima e as për dëme.

Bëhet e ditur se tërmeti u ndje edhe në Tacna dhe Arequipa, rajonet jugore të Perusë dhe shkaktoi panik në publik.

Në deklaratën e Shërbimit Kombëtar për Parandalim dhe Reagim ndaj Fatkeqësive (Senapred) thuhet se po vlerësohen dëmet e mundshme të tërmetit.

Ndërsa nga Shërbimi Hidrografik dhe Oqeanografik i Forcave Detare (SHOA) u njoftua se nuk janë plotësuar kushtet e nevojshme që do të shkaktonin paralajmërim për cunami përgjatë bregdetit të Kilit.

MARKETING