(VIDEO) Të shtunën “Garana Fight Night”, organizorët premtojnë spektakël

(VIDEO) Të shtunën “Garana Fight Night”, organizorët premtojnë spektakël

Natën e 20 e korrikut Garana e Kërçovës do të jetë dëshmitare e një spektakli të madh të sporteve luftarake i cili pritet të dhurojë emocione për të gjithë dashamirët e boksit. Në organizimin e promotorit të njohur Dyli Salihu, do të mbahet “Garana Fight Night”, ku meçin kryesor të mbrëmjes do t’a zhvilloj boksieri me prejardhje nga ky fshat, Mersim Zeqiri, me ç’rast ai, para bashkëvendasve të tij do të luftoj për dy tituj internacional UBO – UBF. Zeqiri, pas vetëm një viti në boksin profesionist, tani ka fituar të drejtën të luftoj për këta dy tituj, ndërsa kundërshtari i tij do të vij nga Venezuela e Amerikës Latine dhe është Gregorio Domingues, e në rast të një triumfi do t’i hapen dyert që në të ardhmen të luftoj edhe në evente më të mëdha botërore.

Mersim Zeqiri, boksier

Përgatitje, unë kam ardhur i përgatitur. Treninget i kam bërë te Arnolld Gjergjagj. Kemi punuar edhe me Enver Salihun si trajner. Por nuk do i japim hapat me detaje. Më 20, ditën e shtunë, e shofim në mes të ringut kush është më i miri dhe fitoftë më i miri”.

Gregorio Domingues, boksier nga Venecuela

Në radhë të parë unë i falenderoj organizarotët për mundësinë e dhënë. Ndihem shumë mirë. Jam përgatitur maksimalisht për këtë meç. Pres një meç të vështirë me Mersimin.

Ndërkaq promotori i këtij eventi Dyli Saliu ka falenderuar të gjithë ata që kanë ndihmuar në organizimin e këtij eventi boksi.

Dyli Salihu, promotor i boksit

Bëhet fjalë për një event goxha të madh ku konceptin ne e këmi formuar diku 7 muaj parë nga muaji dhjetor. Gjithmonë konceptet e mira në organizimet e mia si në Kosovë edhe ne Maqedoni ku në çdo luftë kam sjellë një boksier shqiptar. Kam arrit që të sjelli 6 boksier që janë emër për momentin në botë. Në qoftë se e fitojmë këtë ndeshje, unë prej tash mundem me i premtu edhe sponzora edhe katundit që vitin tjetër do të orhanizojmë edhe një titull më të madh, se më të vërtet fshati si fshat më ka përkrah nga pleqt e deri tek më i vogli, faleminderoj kryetarin e fshatit, rininë e fshatit e shumë individ që jemi këtu ku jemi”.

Në këtë mbrëmje boksi do të paraqiten edhe boksierë tjerë shqiptar të njohur si Aleksander Kallashi, Viktor Cakiqi, Dielli Vranoci, Ndriqim Emini, Xhon Xhini dhe Elbasan Hajzeraj.

Samir Sinani /SHENJA/

MARKETING