(VIDEO) Qytetarët të revoltuar me pritjet e gjata nëpër stacione autobusësh, kërkojnë zgjidhje të shpejtë

(VIDEO) Qytetarët të revoltuar me pritjet e gjata nëpër stacione autobusësh, kërkojnë zgjidhje të shpejtë

Në këto ditë të nxehta me temperaturmbi 40 gradë Celsius qytetarët presin urbanë më orë të tëra në stacionet e autobusëve. Si pasojë e mosfunksionimit të autobusëve privat dhe mungesës së autobusëve në tërësi, shkaktohet kaos në qytetin e Shkupit. Kjo bën që qytetarët në këtë mot tejet të nxehtë të humbin kohë duke pritur dhe duke mos mundur t’i kryejnë angazhimet e tyre. Të intervistuar nga TV-Shenja qytetarët thonë se presin autobusë për më shumë se 1 orë. Sipas tyre ky është  turp i madh për një kryeqytet që të mos ketë transport publik. Ata i drejtohen edhe kryetares së qytetit të Shkupit Danella Arsovskës duke thënë që le të presë ajo dhe të shikojë se si është.

Qytetarja

“Le të presë Danella ,të  shikojë se si pritet autobusë , turp, ajo kryetare e qytetit, ajo nënë, asnjëherë. As tek fiset më të egra nuk është kështu,vëtëm këtu është kështu”.

Një tjetër qytetare thekson se ka njerëz me sëmundje dhe obligime të ndryshme për të cilët duhet patjetër të udhëtojnë por se mungesa e autobusëve është bërë një pengesë pasi jo çdoherë mund të gjejnë zgjidhjen tek taksitë.

Qytetarja

“Ja një orë nuk ka autobus me numër 9, a mund ta imagjinoni? Epo si nuk është e vështirë, ka njerëz me sëmundje të ndryshme, jo të gjithë mund të paguajnë taksi. Është turp nuk ka autobus me numër 9. As nga Veriu, as nga ana tjetër. Nuk mundemi të marrim taksi çdo ditë. Çfarë të them, fatkeqësi, kjo është katastrofë”.

Disa qytetarë të tjerë  thonë se këto pritje të gjata nuk po mbarojnë dhe nuk janë në dijeni se pse po ndodh kjo gjë.

Qytetari

“jo nuk ka autobusë, presim por nuk ka autobusë. Nuk e di se çfarë është puna, se pse, si, nuk e di çfarë. Gjysmë ore jemi duke pritur. Kjo është katastrofë”.

Qytetarја

“Nuk ka asnjë, ja as tani nuk ka autobus me numër 2, unë me dyshin udhëtoj çdo ditë, nga një orë, njëzet minuta, tridhjetë minuta presim,kjo është katastrofë”.

Një tjetër qytetar thekson se gati një orë është në pritje të autobusit dhe se pritja në këtë kohë të nxehtë është shumë herë më e vështirë.

Qytetari  

“Sa presim, ja një orë, vështirë se nxehtë tash, shumë nxehtë është, ama s’ka autobusa. Badihava, prit- prit nuk ka, nji kohë e nxehtë tash”.

Kjo nuk është normale në këto temperatura të presim, thekson një tjetër qytetar i cili po priste në këto temperatura të cilat kanë arirtur në 40 gradë celsius.

Qytetari

“Prej në mëngjes jam deri tek spitali i shtetit edhe tash ja, kjo s’është normal. Kjo nuk është normal në këto temperatura me prit, ka një orë e gjysmë ,një orë. Kisha punë tek spitali sot shumë duhet të presim për të arritur në shtëpi ose për të arriturnë spital”.

Ne i lamë qytetarët mjaft të revoltuar duke vazhduar të presin autobusët, ndërsa ata vazhdojnë të shpresojnë që sa më parë organet kompetente të merren me këtë çështje dhe të gjejnë një zgjidhje pasi kjo situatë ka kaluar çdo limit.

Anida Murati /SHENJA/

MARKETING