(VIDEO) Qeveria i dorëzoi në Kuvend emrat e zv/ministrave

Qeveria ka miratuar emrat e zëvednësministrave të rinj dhe i ka dorëzuar propozimet në Kuvend, ku pritet të votohen në seancë parlamentare. Shtatë prej tyre janë nga koalicioni VLEN, ndërsa 13 nga VMRO-DPMNE dhe Lëvzija ZNAM.
MARKETING
Elfete Ismaili është propozuar për zëvendësministër në Ministrinë e Mbrojtjes, ndërsa në Ministrinë e Puënve të Brendshme u propozua Astrit Iseini.
Për post të zëvendësministrit në Ministrinë e Bujqësisë do të propozohet Flkaron Bexheti. Zëvendësministër i Arsimit dhe Shekncës porpozohet Lulzim Aliu. Kaltrina Zekolli Shaqiri do të jetë zëvendësëministre në Ministrinë e Transportit, ndërsa në Ministrinë e Sportit është propozuar Safije Sadiku Shaini, ish deputete, ndërsa Sedat Sulejmani për kulturë dhe turizëm.
Zëvendësministër i ri për ekonomi do të jetë ish kryetari i komunës së Prilepit, Marjan Risteskim ndërsa për punë të jashtme dhe tregti Zoran Dimitrovskinga nga Lidhja Demokratike, i cli ishtë zëvendësministër për vetëqeverisje lokale në Qeverinë e LSDM-së. Deputetja Ane Lashkoska do të jetë zëvendësministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Alen Dereban propozohet për zëvendësministër në Ministrinë e Drejtësisë. Nexhdet Mustafa propozohet për zëvendësministër në Ministrinë e Marrëdhënieve me Komunitetet.
Për zëvendësministre në Ministrinë e Çështjeve Evropiane propozohet Viktoria Trajkova, ndërsa Nikollçe Jankullovski për Ministrinë e Financave. Zëvendësministër në Ministrinë e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale do të jetë Miroslav Labudoviq.
Zëvendësministër i Shëndetësisë do të jetë Jovica Andovsk. Gjoko Velkovski, i cili ishte ministër në Qeverinë teknike, propozhet për zëvendësministër në Ministrinë e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë. Erxhan Selimi propozohet për zëvendësministër në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale.
Zëvendësministër për Transformimin Digjital është propozuar Radosllav Nastasijeviq Varxhiski. Për zëvendësministër të Administratës Publike propozohet Llaze Jaqimoski.
Me propozimet për zv/ministra kabineti qeveritar kompletohet tërësisht, ndërsa Arben Taravari, nga koalicioni VLEN para disa ditësh tha se zëvendësministrat priten të votohen më 22 korrik.
Linda Ebibi /SHENJA/