Angellov: Të gjithë avionët sot do të vazhdojnë me shuarjen e zjarrit në malin Serta

Angellov: Të gjithë avionët sot do të vazhdojnë me shuarjen e zjarrit në malin Serta

Në shuarjen e zjarrit në malin Serta në pjesën e Negotinës afër fshatit Kalanjevë kanë marrë pjesë katër helikopterë, dy të ushtrisë tonë dhe një të policisë, të cilëve do t’u bashkohet edhe një helikopter malazez. Në territorin e Gjevgjelisë mbi fshatin Negorci po dërgojmë dy helikopterë sllovenë, ndërsa në komunën e Novosellës në malin Ograzhden po dërgojmë një helikopter të madh turk dhe një serb me pesë tonë ujë, tha drejtori i QMK-së, njoftoi sot në mëngjes Stojançe Angelov.

Ai shtoi se gjatë ditës pret të vendoset kontroll mbi zjarrin e madh që po digjet prej ditësh në malin Serta.

“Të gjithë avionët, tre të DMSH-së dhe dy avionë turq, së bashku me atë kroat, do të nisen drejt malit Serta në territorin e Komunës së Shtipit pas fshatit Dragoevo. Në të gjitha vendet ku do të operojnë aeroplanët kemi njësitet zjarrfikëse në terren, të cilave u janë bashkuar 100 ushtarë të ushtrisë dhe rreth 30 pjesëtarë të policisë”, tha Angelov.

“Ka ende disa zjarre në mbarë vendin, të cilat do të kërkojnë mbështetje ajrore, në komunat Çashkë, Dollnen, Studeniçan, Zelenikovë, ka zjarr nën majën e Solunska, si dhe zjarri pranë Radovishit”, tha Angellov.

 

MARKETING