Erdoğan: Vendosja e ekuacioneve të reja në politikën e jashtme është “domosdoshmëri” për Turqinë

Erdoğan: Vendosja e ekuacioneve të reja në politikën e jashtme është “domosdoshmëri” për Turqinë

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan tha sot se “vendosja e ekuacioneve të reja në politikën e jashtme” nuk është një zgjedhje, por “domosdoshmëri” për Türkiyen, raporton Anadolu.

“Në një periudhë kur rajoni ynë është vazhdimisht i paqetë, vendosja e ekuacioneve të reja në politikën e jashtme nuk është vetëm një zgjedhje, por një domosdoshmëri për Türkiyen”, tha Erdoğan në fjalimin e tij pas mbledhjes së kabinetit.

Ai më tej tha se Türkiye është një vend që “nuk mund të shtrydhet në një bllok të vetëm, me lidhjet e saj gjeografike, njerëzore, ekonomike, historike”.

Erdoğan tha se nuk mund të lejojnë askënd të kufizojë Türkiyen brenda “kallëpeve të tyre të ngushtë”, duke shtuar: “Ne as nuk ia kthejmë shpinën Lindjes për Perëndimin dhe as nuk e lëmë pas dore Perëndimin për Lindjen”.

Në lidhje me sulmet e vazhdueshme brutale të Izraelit në Gaza dhe tokat palestineze, Erdoğan tha se qëndrimi i Ankarasë nuk do të ndryshojë ndaj Tel Avivit, “për sa kohë që masakra, pushtimi, politika e gjenocidit e Izraelit në Gaza dhe territoret e tjera palestineze të vazhdojnë”.

Udhëheqësi turk tha gjithashtu: “Edhe nëse shtypësit që ushqehen me gjak, lot dhe okupim do të shqetësohen, ne qëndrojmë dhe do të qëndrojmë fort pranë Palestinës”.

Duke tërhequr vëmendjen për samitin e fundit të NATO-s që u mbajt në Washington javën e kaluar, Erdoğan duke kritikuar tha: “Armët që vështirë i jepen vendit tonë nga aleatët, po dalin nga strehët e organizatës terroriste separatiste”.

Duke deklaruar se takimet me presidentin kinez Xi Jinping dhe presidentin rus Vladimir Putin ishin “të frytshme” gjatë Samitit të Bashkëpunimit të Shangait të mbajtur në kryeqytetin e Kazakistanit Astana, Erdoğan tha se “dera e Türkiyes është gjerësisht e hapur” për çdo investim që do t’i japë vlerë të shtuar ekonomisë së vendit, duke shtuar: “Për sa kohë që ne veprojmë me një qasje fito-fito”.

Për një takim të mundshëm me presidentin sirian Bashar al-Assad, Erdoğan tha: “Ne besojmë në përfitimin nga lirimi i grushteve të shtrënguara. Sinqerisht shpresojmë për zgjidhjen e konflikteve nëpërmjet negociatave në tryezën e negociatave dhe dialogut të ndërsjellë”.

MARKETING