(VIDEO) Taravari për rastin e foshnjës tre muajshe: Nuk ka dëshmi se është bërë me qëllim

(VIDEO) Taravari për rastin e foshnjës tre muajshe: Nuk ka dëshmi se është bërë me qëllim

Infermierja nuk ka pasur qëllim të lëndojë foshnjën, por ato mavijosje në krahun e foshnjes 3 muajshe kanë ndodhur gjatë marrjes së gjakut venoz për analizë. Ky është konkluzioni i Komisionit të formuar pranë Ministrisë së Shëndetësisë, për rastin e lëndimit të foshnjes 3 muajshe në Klinikën Universitare për Fëmijë. Meqenëse prindërit e foshnjes dhe infermierja e kanë zgjatur dorën e pajtimit, drejtori i Klinikës Rexhep Memedi thotë se edhe komisioni ndërpreu punën.

Rexhep Memedi, drejtor i Klinikës së Klinikës për Fëmijë 

“Si rezultat i presionit mekanik, hematomat – mavijosjet janë shfaq në pjesën e sipërme të krahut dhe parakrahut të djathtë. Kujtojmе sе, në thelb arsyeja kryesore e alarmimit të rastit nga prindërit ka qenë një keqkuptim–mes gjyshit të fëmijës dhe infermieres që ka ndodhur më herët, më 7 korrik 2024, dhe humbja e besimit të prindërve tek infermierja”.

Ndërkaq, ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari njoftoi se është hapur procedurë disiplinore ndaj një infermiere në Klinikën e Pediatrisë në Shkup. Megjithatë shton se nuk ka dëshmi të keqtrajtimit të foshnjes.

Arben Taravari, ministër i Shëndetësisë

“Unë shpresoj që masat që do t’i ndërmarrë Komisioni bashkë me drejtorin, do të japin efekt. Nëse përsëritet sërish, atëherë mendoj se menjëherë duhet të shfuqizohet kuadri mjekësorë. Nuk ka dëshmi se është bërë me qëllim, kështu që unë thash edhe në fillim, të jemi të kujdesshëm, t’i dëgjojmë të dy palët. Nuk besoj që ka punonjës shëndetësor që është i gatshëm të lëndojë fëmijë tre muajsh”.

Pra disa ditëve,  gjyshi i foshjes për mediat tha se dhuna e foshnjes ka ardhur pasi nëna nuk e ka ditur gjuhën maqedonase, ndërkaq dhunën dyshohet se e ka ushtruar një infermiere.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING