(VIDEO) Në gjashtë muajt e parë të vitit u mbyllën 1 830 kompani

(VIDEO) Në gjashtë muajt e parë të vitit u mbyllën 1 830 kompani

Në 6 muajt e parë të këtij viti 1 830 kompani nuk kanë mundur të mbijetojnë, nga të cilat 1 663 janë mikro-firma, të cilat sipas definicionit kanë deri në 10 punëtorë dhe deri në 50,000 euro të ardhura bruto vjetore, sipas analizës së portalit “Pari”” bazuar në të dhënat e “Rrjetës së biznesit”. Nëse krahasohet me numrin e kompanive të mbyllura në të gjithë vitin 2023, kur 4 330 kompani e humbën betejën e biznesit, mund të thuhet se ka gjasa që këtë vit ta mbyllim me një rezultat më të mirë, thuhet në analizën e tyre.

Pjesa më e madhe e kompanive të mbyllura janë nga sektori i tregtisë dhe riparimit të mjeteve motorike. Në 6 mujorin e parë të vitit, në këtë sektor janë mbyllur 567 kompani tregtare, ose 31 % e të gjitha kompanive të mbyllura.

RRJETA E BIZNESIT

“Në vend të dytë pas mbylljes, si zakonisht, është industria përpunuese. Në këtë sektor në 6 muajt e parë të këtij viti u mbyllën 218 kompani. Në vend të tretë përfshihet gjithçka që ka të bëjë me aktivitetet të tjera të shërbimit, ku janë bërë 182 mbyllje. Në vendin e katërt janë hotelierët pra sektori i objekteve akomoduese dhe aktiviteteve të shërbimit ushqimor, ku janë mbyllur 164 kompani”.

Në listat e TOP 5 qyteteve sipas kompanive të mbyllura, i pari është shtë Shkupi, ku zhvillohet aktiviteti kryesor afarist.

RRJETA E BIZNESIT

“Në 6 muaj në kryeqytet janë mbyllur 413 kompani, që përbën 22.6 për qind të të gjitha kompanive të mbyllura. Në vendin e dytë për sa i përket kompanive të mbyllura është Manastiri, ku dyert i kanë mbyllur 160 kompanive dhe në vendin e tretë është Struga me 110 kompani të mbyllura. Në pesëshen e parë, në fund të tabelës është Tetova me 97 kompani të mbyllura”.

Regjistri qëndror vazhdon të ketë bazën për fshirjen e kompanive në mënyrë automatike për ato kompani për të cilat Drejtoria e të Ardhurave Publike me vendim ka përcaktuar se janë joaktive për tre vjet me radhë.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING