Gaza, vriten 49 palestinezë në sulmet e Izraelit në 24 orët e fundit

Gaza, vriten 49 palestinezë në sulmet e Izraelit në 24 orët e fundit

Raportohet se 49 palestinezë janë vrarë dhe 69 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve të ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu.

Në deklaratën e Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Gaza, jepet informacion për sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës për 284-tën ditë.

Mësohet se 49 palestinezë të tjerë u vranë dhe 69 u plagosën në sulmet e ushtrisë izraelite në pjesë të ndryshme të Gazës në 24 orët e fundit.

Në deklaratë thuhet se disa nga të sulmuarit janë ende nën rrënoja ndërsa ekipet e ambulancës dhe të Mbrojtjes Civile në Gaza nuk kanë mundur të arrijnë tek këta persona.

Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet izraelite në Gaza që nga 7 tetori 2023 është rritur në 38.713 ndërsa numri i të plagosurve në 89.166.

MARKETING