Në tetor në Kosovë pritet të organizohet një konferencë për paqen dhe stabilitetin në Ballkan

Në tetor në Kosovë pritet të organizohet një konferencë për paqen dhe stabilitetin në Ballkan

Kryeministri Albin Kurti, priti Presidentin e Federatës së Paqes Universale për Evropën Jug-Lindore, Dr. Jacques Marion.

Kurti u njoftua nga Marion për planet për organizimin e një konference mbi paqen, stabilitetin dhe tranzicionin demografik në Ballkanin Perëndimor.

Në njoftimin e lëshuar nga qeveria thuhet se kjo konferencë pritet të mbahet në tetor në Prishtinë, dhe Kurti u ftua për të qenë pjesë e kësaj konference, si mysafir nderi dhe folës.

Ndër tjera, në takim kanë diskutuar rreth politikave sociale dhe të punësimit të Qeverisë që për synim kanë ngritjen e mirëqenies së gjithëmbarshme, gjithëpërfshirjen, si dhe rreth aktiviteteve dhe misionit të Federatës së Paqes Universale.

Kurti vuri theksin te përfundimi me sukses i procesit të regjistrimit të popullsisë, tek rëndësia e përpunimit të të dhënave të grumbulluara dhe rolit që ato do të luajnë në hartimin e politikave dhe strategjive për dekadën që kemi përpara.

Gjithashtu, numëroi masat dhe programet mbështetëse për komunitetet joshumicë, që përfshijnë fondin 3 milionësh për ndërmarrës të rinj dhe organizata joqeveritare dhe programin e përbashkët me UNICEF për punë praktike për të rinjtë mes moshës 16-24 vjeç, prej të cilëve deri më tani 15% të përfituesve janë nga komunitetet joshumicë./

MARKETING