(VIDEO) VMRO dhe LSDM vazhdojnë me akuzat rreth harxhimit të parave publike

(VIDEO) VMRO dhe LSDM vazhdojnë me akuzat rreth harxhimit të parave publike

VMRO dhe LSDM kanë vazhduar me akuzat dhe përplasjet mes tyre, lidhur me harxhimin e parave publike. VMRO përmes një reagimi dërguar mediave pyet kryetarin e LSDM-së Venko Filipçen se si e ka blerë veturën luksoze me të cilën po shihet duke u vozitur dhe t’i tregoj fletëpagesat.

VMRO-DPMNE

Venko Filipçe shihet duke u vozitur me një Audi Q8 luksoz, të cilin as nuk e ka regjistruar në fletën e anketimit. Venko Filipçe duhet të tregoj se si e ka blerë atë xhip luksoz dhe si ka arritur atë ta blejë me rrogë? Nëse nuk është në emrin e tij, Filipçe të tregoj se çfarë shërbimi i ka kryer atij që ja ka blerë atë veturë?”

Kurse nga LSDM thonë se kryetari i VMRO-së Hristijan Mickoski ka dy ditë që nuk tregon lidhur me udhëtimin e djalit të tij, që ishte pjesë e delegacionit qeveritar në Uashington. LSDM akuzojnë se VMRO ndryshe premton e ndryshe vepron.

LSDM

MPJ po mundohet ta mbroj Mickoskin i cili fshihet, ndërsa me një procedurë mund të hedh poshtë të gjitha akuzat-të publikoj faturat me të cilat vërteton se udhëtimin e djalit të tij e ka paguar privatisht. Mickoski e nisi mandatin duke premtuar transparencë dhe punë të ndershme, kurse është e dukshme se paratë shtetërore i shfrytëzon për udhëtime private familjare”.

LSDM thotë se do të parashtrojë kërkesë për qasje të informacioneve të karakterit publik, për ta parë listën e 20 personave që ishin pjesë e delegacionit, në mënyrë që siç thonë të zbulohet e vërteta.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING